Një zgjidhje alternative e ajrit të kondicionuar për shtëpi dhe zyra të vogla

Veçoritë

  • Një zgjidhje e vetme për ftohje dhe ngrohje me një dizajn fin dhe unik.
  • I përshtatshëm për hapësira nga 13 deri në 29 m².
  • Opsioni “Follow Me”. Një sensor i temperaturës i ndërtuar në telekomandë do të ndiejë temperaturën përreth tij. Njësia mund të rregullojë temperaturën e dhomës më saktë në zonën ku vendosni telekomandën, për t’ju dhënë rehati më të larte.
  • Ju mund t’i vendosni fletët të lëvizin automatikisht ose të zgjidhni drejtimin e saktë të rrjedhës së ajrit duke përdorur telekomandën, pasi njësia është e pajisur me fletë ajri të motorizuara.
  • Jonizues që siguron ajër të pastër dhe krijon një mjedis të freskët dhe të shëndetshëm.
  • Njësia është e pajisur me filtër ajri qe mund te pastrohet, i cili përmirëson cilësinë e ajrit.
  • Riciklon automatikisht kondensat brenda njësisë, duke rritur efikasitetin e ftohjes.
  • Teknologjia inteligjente e ndezjes-fikjes mundëson që njësia të hyjë automatikisht në modalitetin e kursimit të energjisë kur është në opsionin standby.
  • Vete-diagnostikimi dhe mbrojtja automatike: Në rast funksioni jonormal apo defekt në pajisje, njësia do të mbyllet automatikisht për të mbrojtur sistemin. Ndërkohë do të tregojë kodin e mbrojtjes ose gabimit për shërbim të shpejtë.

Modaliteti i gjumit

Kjo mënyrë kursen energji dhe përmirëson komoditetin gjatë natës. Temperatura e caktuar do të rritet me 1 ° C në orë në mënyrën e ftohjes ose do të ulet me 1 ° C në orë në mënyrën e ngrohjes, për 2 orët e para të funksionimit. Pas kësaj njësia do të mbajë temperaturën e re për 5 orë, pas së cilës do të fiket automatikisht!

Kohemates

Ju lejon të ndizni njësinë në një kohë të paracaktuar, në mënyrën e dëshiruar të ftohjes ose ngrohjes.

Shkarkoni dokumentat tona